CH-Ballkani
Në Wil të Zvicrës është përuruar shtatorja e Nënë Terezës
Gjatë ditës, në qytetin Wil të St.Gallenit, është bërë përurimi i shtatores së Nënë Terezës. Në përurimin e saj i pranishëm ka qenë edhe don Lush Gjergji, vikar gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, njëherësh biografi i njohur i Nënë Terezës, raporton albinfo.ch.
Në ceremoninë e udhëhequr nga Misionit Katolik Shqiptar i Zvicrës, kanë marrë pjesë një numër i madh i mërgates shqiptare, duke mbushur kështu përplot oborrin e kishës St.Peter Kirche, ku dhe është vendosur shtatorja e Nënë Terezës.
Kjo është e para shtatore e saj në Zvicër, ndërkohë që në Gjermani, SHBA e vende të tjera janë disa sosh, të ngritura nga mërgata shqiptare.
Një artikul më të plotë nga Wili i Zvicrës do të mund ta lexoni gjatë ditës së nesërme në albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?