Shqipëria
Në Vlorë ngrihet flamuri kombëtar
Në qytetin e Vlorës është zhvilluar ceremonia e ngritjes së flamurit kombëtar me rastin e 106-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ku morën pjesë presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama e kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar bënë homazhe dhe vendosen kurora me lule në monumentin e pavarësisë, shkruan Albinfo.ch
Të pranishëm kanë qenë edhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë marrë pjesë në ceremoninë në këtë ditë të rëndësishme për Shqipërinë. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, uroi shqiptarët kudo që ndodhen për 106-vjetorin e pavarësisë. Me një poezi të recituar nga dy nxënëse shqiptare të shkollës 9-vjeçare në Dacaj të Rozhajës, presidenti Meta dërgoi një urim të veçantë në këtë ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët. Shqipëria feston sot 106-vjetorin e pavarësisë, ku më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë, duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Shqipëri: Mbi 98 mijë regjistrime për votim nga jashtë, mbi 62 mijë kërkesa të miratuara Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, për herë të parë kanë mundësi që këtë vit të marrin...
-
Ka rrahur babanë në prani të fëmijës: Kosovari dënohet me burg dhe dëbim
-
Mediumi zviceran: Gëzohet diaspora, a po pushtojnë tani produktet e Kosovës Zvicrën?
-
Austri: Setki Ibraimi, fiton mandatin si asambleist në Stockerau
-
Filmi “Dhe era qan” i Aulona Selmanit nominohet për çmim në Festivalin e Solothurnit
Jeta në Zvicër
-
“Ujqërit nuk kanë frikë nga njerëzit”: Kantoni zviceran urdhëron gjuetinë pasi ujku ndjek fëmijën Më shumë se 300 ujqër besohet se enden në Zvicër, të shpërndarë në 32 tufa të...
-
Ka rrahur babanë në prani të fëmijës: Kosovari dënohet me burg dhe dëbim
-
Këshilli Federal vendos për masat për shkak të emigracionit
-
Kur mund t’ju kërkojë kompania juaj zvicerane një raport mjekësor?
-
Mediumi zviceran: Gëzohet diaspora, a po pushtojnë tani produktet e Kosovës Zvicrën?