Zhvillim
Në vjeshtë shpallet fituesi për “Brezovicën”
Në shtator do të shpallet kompania fituese për koncesionimin e kompleksit turistik "Brezovica". Sipas Qeverisë, në këtë kompleks turistik do të investohen qindra miliona euro
Kompleksi më i bukur i turizmit malor në rajon, Brezovica ka joshur katër kompani serioze, të cilat janë të gatshme të investojnë miliona euro në qendrën e skijimit dhe rekreacionit. Mirëpo, në shtator do të shpallet kompania fituese për koncesionimin e kompleksit turistik “Brezovica”.
Kështu të paktën kanë premtuar zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, të cilët thonë se çështja e Brezovicës pritet të mbyllet në shtator.
Manik Begolli është këshilltar për marrëdhënie me publikun në kuadër të projektit “Brezovica”, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Ai thotë se synim i koncesionimit, është që qendra turistike të shndërrohet në resor të nivelit botëror.
Begolli nuk jep ndonjë shumë të saktë se sa duhet të investohet në këtë kompleks, por thekson se bëhet fjalë për qindra miliona euro. Megjithatë, ai thotë se investimet varen nga propozimet e investitorëve potencialë.
“Duke marrë parasysh që është një projekt gjigant, ne presim qindra miliona euro të investohen. Mirëpo, duhet të marrim parasysh, kur flitet për qindra miliona euro, përfshihen edhe biznese përcjellëse, të cilat mund të lindin apo të krijohen në bazë të projektit zhvillimor”, thotë ai për REL.
Edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në profilin e tij Facebook, është shprehur optimist se gjatë këtij viti do të përfundojë procesi i identifikimit të investitorit potencial për “Brezovicën”.
Ai, madje, ka shkruar që, ekspertët e jashtëm kanë vlerësuar rreth 200 milionë euro investime, kurse do të krijohen deri në 4000 vende të reja të punës në komunat që preken nga Malet e Sharrit.
Ekspertë e turizmit, thonë se koncesionimi i shpejtë do të ringjallë qendrën e skijimit dhe njëherësh do të rrisë numrin e të punësuarve në atë rajon, pasi, sipas tyre, qytetarët në atë pjesë, për një periudhë të gjatë kohore kanë jetuar nga turizmi.
Megjithatë, Zekë Çeku, udhëheqës i Kompanisë për Planifikim dhe Zhvillim të Turizmit, nuk pret se gjatë këtij viti “Brezovica” do të ketë kapacitete të pranimit të turistëve .
“Në ‘Brezovicë’ është dashur të intervenohet me ngutësi, të shkohet më privatizimin e kapaciteteve, infrastrukturës turistike ekzistuese. Gjetjen e investitorëve, të cilët më të vërtetë kishin pasur si qëllim për të zhvilluar atë rajon, e jo të merren me manipulime, siç ka ndodhur më disa objekte turistike në Kosovë”, shprehet Çeku .
Ndryshe, Brezovica është njëra nga qendrat më të bukura rajonale të Turizmit që shtrihet në malet e Sharrit. Hapësira e qendrës së skijimit është rreth 2500 hektarë, në lartësinë mbidetare 1718-2522 metra. Përbrenda kësaj hapësire janë shtigjet e skijimit me gjatësi mesatare rreth 4 km dhe me një lakueshmëri mesatare prej 38 %.
Në lartësinë mbidetare prej 1718 m gjendet teleferiku i ndërtuar në kohën e ish-Jugosllavisë, ndërsa dy tri vitet e fundit i dalë nga sistemi. Stacioni i daljes nga ky teleferik është në lartësinë 2212 metra mbi nivelin e detit.
Qendra e skijimit “Brezovica” është e hapur për dashamirët e skijimit gjatë gjitha stinëve të vitit, ku në verë, sipërfaqja e mbuluar me borë zvogëlohet por prapë lë mundësin e shfrytëzimit. Kjo qendër po ashtu posedon disa hotele cilësore të kategorive më të larta.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?