Kultura
Në Vjenë, semaforë me simbole të çifteve të gjinisë së njëjtë
Nata e parë gjysmëfinale e festivalit Eurovzion ka filluar të martën në Vjenë të Austrisë. Mirëpo aktivitete të shumta për këtë ngjarje të madhe evropiane në vendin nikoqir ka pasur gjatë tërë javës.

Nuk ishte vetëm “Life Ball” dhe as “Fashion For Europa” ato që tërheqin vëmendjen e mediave të huaja, një ide kreative ka prodhuar lajm botëror.
Në 120 semaforë të këmbësorëve në rrugët e Vjenës janë vendosur drita me simbole të çifteve të gjinisë së njëjtë. E gjithë kjo ka të bëjë me sensibilizimin e këtyre personave.
“Me simbolet e reja në semaforë ne kemi tërhequr vëmendjen e turistëve dhe mediave botërore, por edhe parandalimin e aksidenteve”, ka thënë për mediat austriake Maria Vassilakou, këshilltare për qytetin e Vjenës nga Partia e Gjelbër, njofton albinfo.ch.
Edhe pse ka pasur kundërshtime për largimin këtyre semaforëve, megjithatë është vendosur që këta të qëndrojnë edhe pas përfundimit të Eurovizionit. “Semaforët e çifteve të gjinisë së njëjtë do të qëndrojnë edhe pas Eurovizionit. Këta semaforë tashmë janë bërë lajm botëror dhe askush nuk e ka pritur këtë gjë”, ka thënë ajo.
Mësohet se një ide të tillë tashmë e ka kopjuar edhe qyteti i Munihit në Gjermani.
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë Shumica e produkteve Toblerone do të mbajnë tani kryqin zviceran në paketimin e tyre. Kompania amerikane...
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët
-
A janë gjigantët farmaceutikë kompanitë më të mira për të punuar në Zvicër?
-
Masat nga qeveria zvicerane pas tarifave nga Trump
-
Lloji i ri i Mpox në Zvicër