Gjuha
Në Vjenë promovohet libri “Studiues austriakë e shqiptarë në Austri”
Të premten në Vjenë përurohet libri “Studiues austriakë e shqiptarë në Austri” i autorit Hazir Mehmeti

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, organizon nesër, më 14 shkurt promovimin e librit “Studiues austriakë e shqiptarë në Austri” të autorit dhe publicistit shqiptar në Austri, Hazir Mehmeti.
“Këtë vepër ia dedikoj vajzës sime Dr. Vlora Mehmeti Tërshani e cila u nda nga jeta padrejtësisht mu në hovin e marshimit shkencor të saj”, ka thënë publicisti i njohur shqiptar në Austri, Hazir Mehmeti.
Libri, ka brumin e tij nga hulumtimet disavjeçare të autorit rreth figurave shumë të respektuara të kombit pa të cilët nuk do ishim këtu ku jemi sot.
“Për disa nga këto figura shkrova në shtypin e kohës në vazhdimësi tani e disa vjet. Aty paraqiten 133 figura kombëtare që studiuan dhe kontribuuan në Austri, kryesisht në gjuhë, art e kulturë, shoqëritë studentore dhe gazetat e asaj kohe”, thotë ai, raporton albinfo.ch.
Shkrimtarja, Violetë Allmuça, nënkryetare e LSHKSH-së, do të lexojë vështrimin e saj rreth librit.
Programi do të shoqërohet me pika muzikore dhe recitime nga disa autorë/e ndërsa në fund do të ketë një koktej rasti nga organizatorët.
Hazir Mehmeti për këtë libër u shpërblye me çmimin “URA “për vitin 2019, të ndarë nga Shtëpia Botuese “Lena GRAFIK”, në mesin e njëmijë titujve të botuar. ‘
Muaj më parë ky libër u promovua edhe në Kosovë, gjëgjësisht në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë nën organizimin e “Lena GRAFIK”.
Të ngjashme
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë Në qendër të Lozanës, në organizim të Qendrës Shqiptare për Integrim Kulturor dhe Fetar, është bërë...
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
-
Tri klube të Ligës Premier monitorojnë Ardon Jasharin
-
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit
Jeta në Zvicër
-
Aeroplani zviceran detyrohet të kthehet në Berlin pak pas ngritjes Një avion Airbus A220 i Swiss Airlines, që udhëtonte nga Berlini për në Zyrih, u detyrua...
-
Gjatë përpjekjes për vjedhje, 16 vjeçari bllokohet në derën e dyqanit dhe vdes
-
Eksportet zvicerane përballen me kosto të larta nga tarifat amerikane
-
Si janë marrëdhëniet ekonomike midis Zvicrës dhe BE-së?
-
Migros humb mijëra anëtarë