Lajme
Në Vjenë, pesë femra të vrara brenda një dite
Raportohet se brenda një dite, pesë femra të vdekura u gjetën në Vjenë, ku të gjitha viktimat thuhet se ishin si rezultat i vrasjeve, transmeton albinfo.at.
Në raportin e policisë së Vjenës thuhet se të premten (dje) pesë gra kanë humbur jetën, fillimishtë policia ka hasur dy vdekje të dyshimta në një banesë në rrugën Erdbergstrasse në Vjenë-Landstrasse, një grua 51-vjeçare dhe vajza e saj 13-vjeçare, qy dyshohet se ishin të vrara në ambientin e banesës ku jetonin.
Ende nuk është arrestuar askush për rastin e nënës së vrarë dhe vajzës së saj 13-vjeçare.
Në kërkim është bashkëshorti i 51 vjeçares, i cili më pas është zhdukur nga vendi i ngjarjes dhe për rrjedhojë është autor i mundshëm që ende nuk i dihet vendodhja sipas organeve të policisë.
Po ashtu, në orët e vona të mesnatës tri femra të reja u gjetën të vrara me thikë në një “erotik studio”, në Engerthstrasse në Vjenë-Brigittenau.
Selia e policisë së shtetit fillimisht nuk dha asnjë informacion për kombësinë apo moshën e viktimave. Ato ishin femra të reja aziatike që punonin në “erotik studio” dhe ishin gjithashtu të disponueshme për vizita në hotel.
I dyshuari për këtë krim është një 27-vjeçar, kombësia e të cilit është afgan, sipas policisë së qytetit Brigittenau. /Albinfo.at
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik