Integrimi
Në Vjenë mbahet takimi i Unionit të Bizneseve shqiptare
Rrjeti i bizneseve shqiptare në Austri është nikoqir i organizimit të takimit të përbashkët të Unionit të Bizneseve që do të mbahet të shtunën në Vjenë
Në Vjenë të Austrisë më 6 dhjetor organizohet takimi gjithëkombëtar i Unionit të Bizneseve shqiptare, union ky i formuar në maj të këtij viti me iniciativën e Ministrisë së Diasporës dhe i përkrahur nga UNDP-ja. Nikoqir të këtij organizimi është Rrjeti i bizneseve shqiptare në Austri, i cili funksionon që prej një viti në Vjenë.
Unioni i Biznesit i ka rrjetet e veta në 16 shtete të ndryshme të botës. Katër rrjete janë në Amerikë, një në Kanada dhe të tjerat në të gjitha shtetet ku ka shumicë shqiptare në Evropë. Gjatë themelimit të këtij Unioni janë zgjedhur edhe kryetarët e saj. Kryetar global i Unionit është zotëri Nazar Mehmeti, kryetar për Amerikë Elmi Berisha, ndërsa kryetar për Evropë Yll Blakaj.
Kryetari i Unionit për Evropë dhe i rrjetit për Austri, zotëri Ylli Blakaj, tregon për detajet e takimit që do të mbahet të shtunën në Vjenë.
“Në Vjenë mbahet takimi në nivel të kryetarëve të të gjitha shteteve, ku ne jemi nikoqir. Tema e diskutimit është “Ndërtimi i platformës së përbashkët” që në të ardhmen të punojmë me një sistem unik në të gjitha shtetet. Në këtë takim do të jenë prezentë kryetarët e të gjitha shteteve të Unionit të Biznesit të Diasporës, me përjashtim të degës në Gjermani, ku do të vijë një përfaqësues në nivel kryetari. Pastaj kemi edhe mysafirë nderi dhe biznesmenë prej shteteve të tjera, nga ku do të vijnë mbi 30 persona. Po ashtu do të kemi edhe mysafirë nga Kosova, siç është Naim Dedushaj, drejtor për Investime të Diasporës, Ardian Spahiu, përfaqësues nga UNDP-ja, Arian Zekaj, kryetar i Odës Amerikane dhe po ashtu Lazim Destani që është anëtar nderi i Unionit të Biznesit”, bëri me dije ai për albinfo.ch.
Blakaj theksoi se ideja është të punojnë njëjtë dhe në mënyrë të përbashkët. Sipas tij, vetë fjala rrjet nënkupton diçka të lidhur, jo për një individ, por për shumë të tjerë. Qëllimi është të bëjnë një platformë të përbashkët dhe të punojnë për të mirën e njëri-tjetrit.
Takimi do të mbahet në Bezirkun e 12-të, në “Gartenhotel” dhe do të fillojë në orën 12.00 e do të zgjasë deri në orën 19.00. Më pastaj do të shtrohet një darkë e përbashkët e mysafirëve dhe anëtarëve të rrjetit të biznesit në Austri.
Kryetari Blakaj pohoi se bashkëpunimi i deritashëm mes rrjeteve të Unionit ka qenë vetëm duke shkëmbyer informata me njëri-tjetrin, ndërsa bashkëpunimi njëvjeçar që është bërë brenda Rrjetit të biznesit në Austri ka pasur suksese të shumta dhe ndikim pozitiv.
“Kemi mbi 40 firma që janë anëtare të Rrjetit në Vjenë. Kemi edhe shumë të tjera që vijnë dhe marrin pjesë në aktivitetet tona dhe çdo ditë e më shumë numri i tyre po rritet. Deri më tash kemi mbajtur 14 takime të përbashkëta. Rreth 3 milionë euro kemi shkëmbyer kontrata pune brenda rrjetit me njëri-tjetrin. Në fillim bizneset kanë qenë paksa skeptike, por tani që po shihen rezultatet, bindja e tyre është shtuar edhe më shumë. Jemi duke shikuar mundësinë për të hapur degën në Graz, në Linz dhe Salsburg, ku është një numër i madh i shqiptarëve dhe bizneseve shqiptare atje”, ka thënë Ylli Blakaj për albinfo.ch.
Në fund të bisedës Blakaj në emër të Unionit të Biznesit kërkoi të anëtarësohen sa më shumë firma biznesore dhe të këtë bashkëpunime edhe më të mëdha në të ardhmen.
Arben Gjinaj
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës