Kuriozitete
Në vitin që lamë pas askush nga Kosova nuk aplikoi për vizë në Japoni
Për shumëkënd, Japonia është vendi i ëndrrave për ta vizituar.
Laramania që sjell ky vend, kultura e njerëzve atje dhe gjithçka që mund të shohësh e ta vizitosh e bën edhe më të madhe dëshirën për të qëndruar së paku për një kohë të shkurtër në këtë vend.
Por për çudi, kosovarët nuk udhëtuan drejt Japonisë- së paku jo duke marrë viza në këtë shtet.
Anipse numri i qytetarëve të Kosovës të cilës kanë lënë Kosovën është mjaft i lartë, duke ndikuar kështu edhe në uljen e numrit të popullsisë në vend, Japonia duket se nuk ishte opsionale as për këtë.
Kosovarët nuk shprehën interesin për të jetuar e punuar atje, për dallim nga vendet e shumta të Evropës që vazhdojnë të jenë zgjidhja e parë e tyre kur duan të largohen për një punë apo jetesë më të mirë atje.
Në lidhje me Japoninë dhe jetesën atje, lajmi.net ka pyetur Ambasadën e Japonisë në Kosovë në lidhje me vizat që kanë lëshuar gjatë këtij viti për shtetasit e Kosovës.
Sipas kësaj ambasade, askush nuk zgjodhi të punojë atje- ndryshe nga shtetasit japonez që shpesh herë po zgjedhin vendin tonë për të punuar me profesione të ndryshme.
Asnjë vizë pune nuk është lëshuar gjatë vitit 2024 nga Ambasada e Japonisë për kosovarët pasi që sipas kësaj ambasade askush nuk aplikoi, shkruan lajmi.net.
Përveç vizave të punës, asnjë vizë për bashkim familjar gjithashtu nuk është lëshuar nga po e njëjta ambasadë, pasi që siç bëhet e ditur për të marrë një vizë të tillë duhet të jete bashkëshorti ose fëmija i një personi që qëndron ligjërisht në Japoni.
E-Diaspora
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës Konsulli i Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, ka njoftuar se në fillim të këtij viti, në...
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër, pesimizmi për të ardhmen nuk e zbeh ndjenjën e mirëqenies Pavarësisht se perspektiva e së ardhmes shihet si gjithnjë e më e zymtë, popullsia zvicerane është...
-
Zvicër: Më shumë njerëz po vuajnë nga gripi dhe viruse të tjera
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër