Bota
Në vitin 2050, rreth 20% e popullatës në Gjermani mund të jetë myslimane
"Në rast të një migrimi mesatar, përqindja e myslimanëve në vitin 2050 do të jetë 10.8% ndërsa nëse migrimi do të jetë në një shkallë më të lartë, myslimanët do të përbëjnë rreth 20% të gjithë popullatës gjermane"
Përqindja e myslimanëve në numrin e përgjithshëm të banorëve të Evropës do të ketë një rritje të madhe gjatë viteve në vijim. Ajo madje mund edhe të katërfishohet, po ju besua një studimi të realizuar nga Pew-Research-Center, shkruan zeit.de.
Studimi në fjalë tregon se pjesëmarrja e myslimanëve në popullatën e Gjermanisë nga 6.1 për qind sa është tash, në vitin 2050 do të arrijë në 8.7%. Por, kjo rritje e vogël arrihet vetëm në rast se nga momenti i tashë nuk do të ketë më fare migrim të myslimanëve në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Në rast të një migrimi mesatar, përqindja e myslimanëve në vitin 2050 do të jetë 10.8% ndërsa nëse migrimi do të jetë në një shkallë më të lartë, myslimanët do të përbëjnë rreth 20% të gjithë popullatës gjermane.
Rritjen e numrit të myslimanëve, edhe në rast të mungesës së migrimit të tyre, e bëjnë të mundur dy faktorë: mosha mesatare e re e myslimanëve që sot jetojnë në Gjermani (31 vjet në krahasim me 47 vjet sa është mosha e jomyslimanëve) dhe shkalla më e lartë e lindjeve te gratë myslimane.
Në këtë studim ndërkaq nuk janë përfshirë disa aspekte si për shembull bashkimi familjar, përcjell albinfo.ch. Po ashtu, janë marrë në shqyrtim vetëm azilkërkuesit e pranuar, pra jo edhe ata me status “Duldung” (të toleruar) ose ata myslimanë që në Gjermani jetojnë në mënyrë ilegale. Me përfshirjen edhe të këtyre kategorive, përqindja do të ishte sigurisht edhe më e madhe.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind