Shkurt.ch

Në vend të parave, në trezor gjejnë çokolada!

Me çokolada, hajnave u thuhej "faleminderit që nuk po na dëmtoni"

Kur hajnat ishin afruar te trezori, i kishte pritur një befasi “e ëmbël”. Në vend të parave aty ishin kishte çokolada të markës “Merci” (faleminderit).

Kjo ka ndodhur në një shtëpi pleqsh në rrethinën e Lincit, Austri. Pas një serie vjedhjesh të kryera në disa shtëpi tjera pleqsh të regjionit, ishte vetëm çështje ditësh kur do të sulmohej edhe ajo në Leonding.

Për këtë arsye, shefat e shtëpisë kishin bërë përgatitjet e veçanta. Që të evitoheshin dëmet, që herëve tjera i kishin shkaktuar hajnat duke provuar të thyhenin trezorin, ata e kishin lënë të hapur dollapin ku ishte i vendosur trezori. Në dollap ishin edhe çelësat e trezorit. Dhe në të kishin futur çokolada.

Veç kësaj, hajnat po priteshin edhe nga policia e cila gjendej në ndërtesë kështu që shumë shpejt dy nga tre hajnat, vinin nga “një vend i Evropës juglindore”, përfunduan me pranga në duar.

Njëri nga hajnat ka mundur të ikte dhe policia është ende në ndjekje të tij.