Shkurt.ch

Në Vaud fiton Béatrice Métraux e gjelbër

Zgjedhjet janë mbajtur për të plotësuar vendin bosh, pas vdekjes sëJean-Claude Mermoud, anëtar i kësaj qeverie, që vinte nga SVP-UDC-ja

Në zgjedhjet për Qeverinë e Kantonit Vaud, të mbajtura të dielën, ka fituar kandidatja e partisë së Gjelbër, Béatrice Métraux. Ajo ka fituar 54 për qind të votave, duke pasur kundërshtar përfaqësuesin e SVP-UDC-së, Pierre-Yves Rapaz, i cili ka fituar besimin e 43 për qind të votuesve.

Me fitoren e Métraux, e majta (PS-të Gjelbrit) fiton epërsi në Qeverinë e Kantonit Vaud ashtu si dhe në parlamentin e këtij kantoni.

Zgjedhjet këtë të diele janë mbajtur për të plotësuar vendin bosh në qeveri, pas vdekjes në muajin shtator, të Jean-Claude Mermoud, anëtarit të kësaj qeverie, që vinte nga SVP-UDC-ja.

Me këtë fitore, kantoni Vaud, më i madhi në zonën frankofone të Zvicrës, është i vetmi në këtë zonë me shumicë të majtë në qeverinë e tij. Ndërkaq në nivel të Zvicrës, shumicë të majte kanë vetëm edhe qeveritë e kantonit Basel-Stadt dhe kantonit të Bernës.