Lajme
Në Varshavë të Polonisë u kremtua 12-vjetori i Pavarësisë së Kosovës
Diaspora shqiptare në Varshavë të Polonisë ka organizuar një manifestim me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Manifestimi u organizua nga shoqata Poloni-Kosovë “KosPol”, si organizata e vetme e shqiptarëve në Poloni, transmeton albinfo.ch.
Festa e Pavarësisë u organizua në një ambient të ngrohtë e miqësor, në “Klubokawiarnia Poźyteczna”, ku kryesisht janë të punësuar persona me aftësi të veçanta, por që kanë vullnet të kontribuojnë në shoqëri.
Kryesuesi i shoqatës, Haxhi Dulla, pasi i përshëndeti të pranishmit, bëri një përkujtim të shkurtër të 17 Shkurtit 2008, si dhe foli për rrjedhat e përditshme në Kosovë, me theks të veçantë për të arriturat kulturore, por edhe ato politike e shoqërore.
Pastaj për të pranishmit, disa nga anëtarët e shoqatës, me projektet e tyre multimediale, prezantuan Kosovën, të arriturat e saj dhe sfidat, me të cilat ballafaqohet shteti më i ri në Evropë.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Aneta Skarzyński, artiste e operës, piktore e poete; Jarosław Rosochacki, konsull nderi i Republikës së Shqipërisë në Poloni; Czesław Skarzyński, kryetar i fondacionit “Polonia Union”; Emina Ragipoviç, nga fondacioni “Kultury bez barier”, njëherësh përfaqësuese e komunitetit boshnjak në Poloni; Walentyna Rakiel-Czarnecka nga fondacioni “Dobre Źycie”, Beata Ewa Barnicka nga Centrum Edukacji “Nasze serduszko”.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës i përkrah shoqatat dhe organizimet e tilla që me veprimtarinë dhe aktivitetet e tyre mbajnë gjallë kulturën, gjuhën dhe traditën shqiptare.



E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












