Zhvillim
Në Ulqin u protestua kundër tenderit për qiradhënien e plazheve
Qindra banorë dhe përfaqësues lokalë në Ulqin protestuan më 22 mars kundër dhënies me qira të plazheve nga kompania arabe Eagle Hills, duke theksuar se “Ulqini nuk është në shitje”. Protestuesit argumentuan se tenderi favorizonte investitorët e huaj dhe dëmtonte qiramarrësit vendas.
Megjithëse kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, njoftoi se Eagle Hills është tërhequr dhe plazhet do t’u dorëzohen qiramarrësve lokalë, shqetësimet mbeten për një mega-projekt prej 30 miliardë eurosh në Plazhin e Madh, që përfshin ndërtimin e një aeroporti dhe një marine. Opozita ka ngritur dyshime mbi procesin e tenderimit, ndërsa qytetarët po kërkojnë anulimin e tij përmes një peticioni.
Plazhi i Madh, një nga zonat më të pacënuara natyrore të bregdetit malazez, mbetet në qendër të debatit mes zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së identitetit lokal, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













