Shqipëria
Në Tiranë përurohet klinika e sëmundjeve të mushkërive
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka nisur ta rindërtojë klinikën e specializuar për pacientët që vuajnë nga sëmundjet e mushkërive.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të punimeve tha se kjo po bëhet për të shmangur radhët në spitalet e Tiranës dhe për ti ardhur në ndihmë pacientëve.
“Dispanceria do të rindërtohet dhe do të pajiset me aparatura moderne për t’ju shërbyer rreth 40 mijë pacientëve që marrin shërbim të specializuar në këtë qendër. Investimi do të jetë 60 milionë”, ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.
Ministrja theksoi se ky nuk është i vetmi kantier i hapur në Tiranë. “Jemi të fokusuar te rindërtimi i qendrave të kujdesit parësor, si porta e parë hyrëse në shërbimin shëndetësor për qytetarët, ndaj kemi hapur kantierin e shëndetësisë edhe në qendrën shëndetësore nr. 4, qendrën nr. 10, në Kashar, Ndroq, Pezë, Bathore, janë 14 qendra shëndetësore në qarkun e Tiranës që po rikonstruktohen me buxhetin e shtetit vetëm gjatë këtij viti”, theksoi ajo.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!