Fun
Në takimin e parë e grabitin bankën
Për një grua nga Massachusetts, Amerikë, takimi i saj i parë me një mashkull iu ktheu në një ditë “ferri”, pasi ai i sugjeroi të bënte shoferen gjatë një grabitjeje banke
Gruaja e identifikuar si Shelby Sampson, fillimisht u akuzua si një person që kishte bashkëpunuar me Christopher Castillo për grabitjen e një banke në Bristol County. Por kur prokurorët mësuan të gjithë historinë, vendosën që të hiqnin çdo akuzë që rëndonte mbi të. Castillo, 33 vjeç, u dënua me tre vite burg për grabitje të armatosur, shtuar këtu edhe dy vite të tjera për sulmin ndaj tre oficerëve të policisë, duke e çuar dënimin në total me 5 vite burgim, transmeton TCH.
Shelby, 40 vjeçe, shpjegoi para hetuesve se ajo dhe Castillo ishin njohur në një aplikacion takimesh në internet, përcjell albinfo.ch.
Gruaja shpjegon se ishte ajo që mori Castillo-n nga shtëpia e prindërve të tij në Rhde Island. Të dy udhëtuan për në Attelboro të Veriut. Shelby pretendon se Castillo pinte verë gjatë gjithë udhëtimit. Më pas ai i kërkon Shelby-t që të ndalen në afërsi të një banke për të pushuar.
Në këto moment ai nxjerr një armë dhe shkon në drejtim të bankës për të grabitur. Shelby kur u ndesh me këtë veprim tentoi të largohet por ku pa sirenat e policisë që po vinin drejt saj, hezitoi ta kryente atë veprim. Ndërkaq, të dy u shoqëruan drejt rajonit të policisë dhe më pas u morën masat ndëshkimore ndaj tyre, siç e përmendëm pak më sipër Shelb-y u shpall e pafajshme, ndërsa Castillo u dënua me pesë vite burgim.
Të ngjashme
Të tjera nga Fun
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













