Jeta në Zvicër
Në St. Gallen votohet për ndalimin ose jo të burkës
Qeveria e Zvicrës vitin e kaluar kundërshtoi një nismë që synonte krijimin e një ndalimi kombëtar të burkës, duke thënë se për këtë duhet të vendosin kantonet
Një referendum është duke u mbajtur sot në rajonin verilindor të Zvicrës, për ndalimin e burkës, duke e bërë atë kantonin e dytë zviceran, që ndalon të gjitha veshjet që mbulojnë fytyrën në hapësirat publike.
St. Gallen pritet të ndjekë shembullin e kantonit jugor të Ticinos, që ndaloi burkën dhe mbulesat e tjera myslimane në hapësirat publike, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Partia e Gjelbër dhe socialistët e rinj kërkuan një referendum rreth kësaj çështje, që do të mbahet sot, ku do të vendoset nëse do të ndalohet burka ose jo.
Qeveria e Zvicrës vitin e kaluar kundërshtoi një nismë që synonte krijimin e një ndalimi kombëtar të burkës, duke thënë se për këtë duhet të vendosin kantonet.
Gjithashtu, zviceranët do të votojnë të dielën për cilësinë e ushqimit. Ky referendum vjen si pasojë e disa skandaleve të ndodhura në vitet e fundit mbi cilësinë e mishit apo produkteve të tjera, duke reflektuar interesin në rritje të konsumatorëve sesi prodhohet ushqimi.
Sistemi i demokracisë së drejtpërdrejtë të Zvicrës do të thotë që aktivistët thjesht duhet të mbledhin 100,000 firma, për të siguruar një votim mbarëkombëtar për një çështje politike.
Propozimi i parë, i quajtur “fair food” kërkon më shumë mbështetje nga qeveria për produkte të qëndrueshme dhe miqësore ndaj kafshëve, si edhe etiketa më të detajuara në mënyrë që konsumatorët të dinë se çfarë po konsumojnë.
Propozimi i dytë, i quajtur “sovraniteti ushqimor” shkon edhe më tej duke bërë thirrje për mbështetje shumë më të madhe shtetërore për fermat familjare lokale, për tarifat më të larta për importin e ushqimit dhe ndalimin e prodhimeve të huaja që nuk plotësojnë standardet zvicerane.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira Të premten do të bjerë borë edhe në ultësira, rrugët mund të bëhen të rrëshqitshme sidomos...
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane