Uncategorized

Në spitalet zvicerane janë trajtuar 1 milion pacientë

Në këtë numër, në të cilin hyjnë edhe gratë e trajtuara në maternitete përbën 12.5 për qind të numrit të përgjithshëm të banorëve të Zvicrës

Gjatë vitit të kaluar (2015) në spitalet zvicerane janë trajtuar në mënyrë stacionare 1 milion persona. Në këtë numër, në të cilin hyjnë edhe gratë e trajtuara në maternitete përbën 12.5 për qind të numrit të përgjithshëm të banorëve të Zvicrës dhe është i ngjashëm me atë të viteve tjera paraprake.

Arsyet më të shpeshta për një trajtim spitalor gjegjësisht për qëndrim në spital, edhe gjatë vitit 2015 kanë qenë sëmundjet e muskujve dhe ato të eshtrave. Ndërsa nga diagnozat e veçanta, dukshëm më të shpeshtat kanë qenë ato të artrozës së gjurit dhe të kofshës.

Në vendin e dytë sa u përket sëmundjeve për të cilat zviceranët kanë qëndruar në spital vijnë lëndimet si tronditjet e trurit. Ndërsa në përgjithësi, 43 për qind të qëndrimeve në spitale kanë qenë të natyrës emergjente.