Tematike
Në spital ai nuk është në radhë të parë imam
Inselspital është klinika e parë publike në Zvicër që punësoi Zeadin Mustafin si përkujdesës shpirtëror islam.
Kushdo që dëshiron të flasë me Zeadin Mustafin nga jashtë, mirëpritet në kapelën protestante. Vendi i takimit është befasues në shikim të parë, sepse Mustafi është përkujdesës shpirtëror i parë mysliman i punësuar në klinikën universitare. Së pari mirëpriteni në kapelë nga Thomas Wild.
“Ne punojmë në një ekip mbifetar dhe nuk jemi të punësuar nga kisha”, thotë bashkëdrejtuesi i ekipit të përkujdesësve shpirtërorë. Konkretisht kjo do të thotë që, si një përkujdesës shpirtëror protestant, ai herë pas here kujdeset edhe për pacientë të besimit mysliman, thotë Wild.
Zeadin Mustafi nuk është vetëm përkujdesës shpirtëror në Inselspital, por shpesh është edhe një ndërmjetësues mes stafit dhe të afërmve myslimanë.
Kushdo që dëshiron të flasë me Zeadin Mustafin nga jashtë, mirëpritet në kapelën protestante. Vendi i takimit është befasues në shikim të parë, sepse Mustafi është përkujdesës shpirtëror i parë mysliman i punësuar në klinikën universitare. Së pari mirëpriteni në kapelë nga Thomas Wild.
“Ne punojmë në një ekip mbifetar dhe nuk jemi të punësuar nga kisha”, thotë bashkëdrejtuesi i ekipit të përkujdesësve shpirtërorë. Konkretisht kjo do të thotë që, si një përkujdesës shpirtëror protestant, ai herë pas here kujdeset edhe për pacientë të besimit mysliman, thotë Wild.
Kur nevoja është më e madhe
Zeadin Mustafi shtron pyetjen e konstelacionit të kundërt. Vendas, me prejardhje nga Maqedonia Veriore, me origjinë shqiptare, studioi Teologjinë islame në Turqi dhe Pedagogjinë islame në Vjenë. Që nga fillimi i dhjetorit ai është duke punuar me një masë dhjetë për qind në Spitalin Universitar të Bernës. Ai po bën gjithashtu një praktikë në Zyrën e Migracionit të Kishës Protestante dhe udhëheq namazin e së premtes të një komuniteti shqiptar në Freiburg.
Stafi i infermierëve në njësinë e kujdesit intensiv dikur i kërkoi që ai të bisedonte me një burrë, gruaja e të cilit ishte rëndë e sëmurë, thotë Mustafi. Në vend doli se ishte një i krishter ortodoks serb. “Për fat të mirë, besimet e ndryshme nuk ishin problem”. Burri ishte shumë i lumtur që mundi të flasë me dikë.
Shembulli tregon dy gjëra: Meqenëse përkujdesja shpirtërore mbifetare mbahet në Inselspital, përkujdesësit shpirtërorë myslimanë duhet të jenë të hapur për t’u kujdesur edhe për njerëzit jomyslimanë. Dhe, në situata krize personale, prejardhja fetare nuk luan rol të rëndësishëm.
“Në spital kryesisht jam përkujdesës shpirtëror”, thotë Mustafi. Sidoqoftë, për disa pacientë dhe anëtarë të besimit mysliman, një afërsi e caktuar kulturore dhe fetare ende luan një rol të rëndësishëm.
Insel është duke hyrë në terren të ri
Këto raste janë një nga detyrat thelbësore të Mustafit. Sepse pastorët e krishterë mund të kujdesen për myslimanët deri në një shkallë të caktuar. Në prag të vdekjes, për shembull, formulohen lutje rituale ose recitohet nga Kurani. Por, edhe në rast të vdekjes ose të transferimit të të ndjerit mysliman në atdhe, kërkohen njohuri kulturore mbi ritet e funeralit islam. Deri në punësimin e Mustafit, ekipi i përkujdesjes pastorale në këto raste ka kontaktuar përkujdesës shpirtërorë myslimanë. Mirëpo, statusi i tyre vullnetar ishte i pakënaqshëm, thotë Wild. Prandaj, ekipi i përkujdesjes pastorale aplikoi për një vend pune deri te Drejtoria e Inselspitalit.
Me punësimin e Mustafit, Inselspital hyri në territor të paeksploruar. “Deri më tani ka pasur vetëm një përkujdesës shpirtëror mysliman në Zvicër, në institucionin ndëshkimor të Pöschwies”, thotë Hansjörg Schmid, drejtor i Qendrës Zvicerane për Islam dhe Shoqëri në Universitetin e Fribourg-ut. Në sektorin e spitalit “bashkëpunimi selektiv” ose bashkëpunim me persona nga një grup i kualifikuar i përkujdesësve shpirtërorë të pavarur është i zakonshëm. Integrimi i përkujdesësve myslimanë, sidoqoftë, lejon që përtej përkujdesjes shpirtërore, personeli i spitalit të këshillohet për “çështje etike, kulturore dhe fetare”, thotë Schmid.
Më shumë pacientë myslimanë
Zeadin Mustafi citon një shembull konkret, në lidhje me respektimin e orës së vizitës. Këto ndonjëherë interpretohen me bujari nga anëtarët e familjeve myslimane, të cilat mund të çojnë në konflikte me stafin e spitalit. Në raste të tilla ai tashmë ka ndërmjetësuar, thotë Mustafi. “Unë u shpjegoj infermierëve se vizita e të sëmurëve është një obligim i rëndësishëm në Islam. Kurse, në anën tjetër, i sensibilizoj të afërmit se orari, koha e vizitës duhet të respektohet”.
Në Austri Zeadin Mustafi gjithashtu punoi si përkujdesës shpirtëror nëpër burgje. Por, atij më shumë i pëlqen të punojë në spital. “Në spital mund t’u ndihmoj njerëzve që janë në raste urgjente”. Drejtuesi i bashkekipit Wild e sheh nevojën për këtë të verifikuar, sepse përqindja e pacientëve myslimanë po rritet vazhdimisht. Sipas Wild, numri i myslimanëve në përkujdesin shpirtëror në Inselspital u rrit nga një mesatare prej tre në mbi pesë për qind në gjysmën e parë të vitit 2020.
“Kjo me siguri ka të bëjë edhe me ndikimin e z. Mustafit”, thotë Wild.
* Intervistë e huazuar e Zeadin Mustafit, të realizuar për gazetën Der Bund të datës 06.08.2020
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriZeadin Mustafi
- Prejardhja:Maqedoni
- Vendi ku vepron:Bernë
- Profesioni:përkujdesës shpirtëror
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve