Kosova
Në Skenderaj fillon manifestimi kushtuar mërgimtarëve
“I gjithë Skenderaj është i juaji”, u është drejtuar mërgimtarvëve kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, përmes një postimi në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Në Skenderaj tashmë ka filluar manifestimi “Të argëtohemi së bashku” që pritet të sjellë aktivitete kushtuar mërgimtarëve, përgjatë dy muajve në vazhdim. Sheshi “Adem Jashari” ka bërë bashkë banorët e Skenderajt dhe kosovarët nga vende të ndryshme të botës.
“Kjo mbrëmje mirë së ardhjeje për motrat dhe vëllezërit tanë, shënon dhe fillimin e projektit të quajtur “Të argëtohemi së bashku”, ku një pjesë e sheshit tonë të bukur me emrin e kryekomandantit Adem Jashari, është shndërruar në një nga pjesët më kreative të qytetit tonë, ku rinia dhe kushdo tjetër do të ketë mundësinë e argëtimit me aktivitetet e shumta të organizuara për nder të ardhjes së bashkatdhetarëve tanë”, ka shkruar Jashari në Facebook.
Ai njëherësh ka theksuar që në dy muajt në vijim, nuk do të mungojnë aktivitete të ndryshme për diasporën, të cilëve u ka uruar pushime verore të këndshme.
I pranishëm në këtë manifetsim ishte edhe vetë Jashari, i cili ka ndarë në Facebook fotografi e video nga festa në Skenderaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025