Koronavirusi: çast pas çasti
BE, 76 % rënie në shitjet e makinave
Shkak, koronavirusi.
Si shak i vendosjes së kufizimeve në muajin prill, për parandalimin e përhapjes së COVID 19, shitja e makinave në Bashkimin Evropian ka rënë për 76.3 për qind.
Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve pohoi se rreth 270,000 makina të reja janë regjistruar muajin e kaluar, krahasuar me 1.14 milion në prill të vitit 2019. “Muaji i parë i plotë me kufizime për shkak të pandemisë së koronavirusit ka rezultuar me rënien më të madhe mujore të kërkesave, që nga nisja e regjistrimeve”, thanë drejtues të saj, shkruan tch, përcjell albinfo.ch.
Në mars shitjet shënuan një rënie me 55.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Por me kalimin e javëve, ky fenomen është theksuar akoma më shumë. Sektori i makinave ka qenë një nga më të prekurit nga pandemia e koronavirusit, pasi izolimi ka zvogëluar kërkesën e konsumatorit dhe ka detyruar mbylljen e dyqaneve dhe fabrikave të automjeteve në gjithë Europën. Në Itali dhe Spanjë – dy vendet që kanë ndërmarrë disa nga masat më të rrepta për kontrollimin e koronavirusit – shitjet kanë rënë pothuajse në zero.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut