Kosova
Në shtatë vitet e fundit, mbi 5 milionë njerëz janë larguar nga Ballkani Perëndimor
35 për qind e të rinjve në rajon janë të papunë ndërkaq 62 përqind duan të shkojnë dhe të punojnë jashtë vendit
Së fundi, sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu tha në Zagreb se demografia e Evropës dhe Ballkanit Perëndimor po ndryshon, pasi në shtatë vitet e fundit nga rajoni janë larguar më shumë se pesë milionë qytetarë.
“Këto shifra mund të jenë edhe më të larta duke pasur parasysh që 35 për qind e të rinjve në rajon janë të papunë ndërkaq 62 përqind duan të shkojnë dhe të punojnë jashtë vendit”, tha Bregu duke cituar të dhënat nga Barometri Ballkanik për vitin 2019.
Në një takim mbi sfidat dhe përgjegjësitë e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së të organizuar në kuadër të Kongresit vjetor të Partive Popullore Evropiane (EPP), Bregu theksoi se bashkëpunimi rajonal ka kuptim, vetëm nëse caku përfundimtar është integrimi në Bashkimin Evropian, transmeton “Zhurnal”.
“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për të lidhur tregjet dhe njerëzit, për të lejuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në të gjithë rajonin, për të përmirësuar sistemin tonë arsimor për të përmbushur nevojat e tregut të punës, fuqizimin e grave e të tjera”, tha Bregu.
Po ashtu, vendet e Ballkanit Perëndimor në vitet e fundit po përballen me largimin e popullatës së tyre, kryesisht e të re në moshë, në vendet e Bashkimit Evropian.
Arsyea kryesore është niveli i papunësisë në shumicë e këtyre vendeve është shumë i lartë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit Një anëtar i ekuipazhit të Swiss International Airlines (SWISS) vdiq nga dëmtimi i trurit si pasojë...
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026
-
Ku dhe kur ishte nata më e ftohtë në Zvicër?