Shqipëria
Në Shqipëri, toka e punueshme, më e ulëta në Europë
Studim - Toka e punueshme për frymë 0.2 ha, në Shqipëri me ulëta në Europë
Shqipërisë duhet të rrisë produktivitetin e prodhimit bujqësor për shkak se vendi ka sipërfaqen e tokës së punueshme më të ulëtën në Europë, sipas evidencave të Bankës Botërore, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se në mënyrë që të ulet varësia nga produktet e importit nevojitet reformim i bujqësie, sidomos në drejtimin të teknologjisë dhe ujitjes, duke marrë në konsideratë edhe ndikimet negative që do të ketë ndryshimi i klimës në rendimentin bujqësor në të ardhmen.
Lidhur me këtë temë, Banka Botërore në një studim të posaçëm për kapacitetet e furnizimit me ujë në të ardhmen evidentoi se vetëm 25 për qind e tokës së vendit është e punueshme me vetëm rreth 0.2 hektarë tokë arë për frymë. Për më tepër, degradimi i tokës dhe erozioni i tokës kanë rezultuar në zvogëlimin e sipërfaqes së tokës bujqësore.
“Shqipëria ka tokën e punueshme më të ulëtën për frymë në Europë, prandaj intensifikimi i bujqësisë në sipërfaqen e punueshme konsiderohet rrugë premtuese për transformimin e produktivitetit të prodhimit bujqësor”, këshilloi Banka.
Ujitja konsiderohet një instrument i fuqishëm që mund të përdoret për të rritur rendimentin në bujqësi. Sasitë e mëdha të tokave të braktisura nga emigracioni dhe lëvizjet e brendshme demografike po degradojnë nga erozioni dhe po bëhen gjithnjë e më pak pjellore.
Më shumë se 20 për qind e tokës shqiptare rrezikon të gërryhet me një shkallë prej më shumë se 5 t/ha/vit. 70 për qind e territorit po gërryhet me 20 t/ha/vit dhe vetëm 10 për qind e tokës është më pak e prekur nga ky fenomen.
Banka lajmëron se produktiviteti bujqësor është i kufizuar nga rënia e pjellorisë së tokës kryesisht prej degradimit të tokës dhe përdorimit joadekuat të plehrave. Burimet ujore të Shqipërisë vlerësohen në 13,000 metra kub për frymë në vit.
Edhe pse Shqipëria është e pajisur me burime të bollshme të ujit të ëmbël, përjeton gjithashtu ndryshueshmëri të lartë të reshjeve, me dimër të butë të karakterizuar nga reshje të bollshme dhe verë të nxehtë e të thatë. Shpërndarja hapësinore dhe kohore e reshjeve dhe temperatura rezulton në ndryshime të mëdha në gjithë vendin.
Rreth 70 për qind e shiut bie nga tetori deri në mars, me shumicën e reshjeve në nëntor, ndërsa korriku dhe gushti kanë nivelet më të ulëta të reshjeve. Ndryshimet klimatike do ta përkeqësojnë më tej situatën, ndaj Banka Botërore këshillon Shqipërisë të rrisë kapacitet e ujitjes në bujqësi. /Monitor
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026