Shqipëria

Në Shqipëri temperaturat deri në 42 gradë Celsius

Foto ilustrim

I nxehti afrikan vijon ndikimin e tij edhe gjatë ditës së martë, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ku vlera ekstreme priten në zonat jugore të Shqipërisë deri në 42 gradë Celsius.

Orët e pasdites sjellin prezencë të vranësirave të pakta në gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Rritet ndjeshëm lagështira relative në ajër, duke bërë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë, transmeton albinfo.ch.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent perëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.