Shqipëria

Në Shqipëri nuk ndalen turistët, 700 mijë turistë për tre muaj

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi, në hapjen e panairit të tretë të turizmit në Tiranë ka njoftuar se rreth 700 mijë turistë të huaj, kanë vizituar shtetin në tremujorin e parë të viti 2019, që sipas tij është një rritje e dallueshme krahasuar me vitin e kaluar, transmeton albinfo.ch.

Duke e cilësuar Shqipërinë një destinacion të ri ende të paeksploruar në Mesdhe, Klosi shprehu objektivin për zhvillimin e një turizmi 12-mujor që prodhon punësim, ekonomi e të ardhura për çdo banor.

Sfidë theksoi  Klosi, është shndërrimi i turizmit në industri. “Kemi dalë nga turizmi klasik i 30-60 ditëve dhe tani po shikojmë se sa shumë mundësi kemi ta shtrijmë turizmin në 12 muaj të vitit. Vetëm në 5 muaj në Shqipëri kanë ardhur 5 hotele me 5 yje”, deklaroi ministri.

Rritja me 20% e turizmit vitin e kaluar apo rritja mesatare me 35% e strukturave akomoduese në Shqipëri, sipas tij, është edhe një kërkesë më e madhe për të rritur përgjegjësinë karshi vetes.