Lajme

Në Shqipëri dhe në Kosovë, me të njëjtën abetare!

"Së shpejti do të kemi tre tekste që do t'i shërbejnë nxënësve që do të bazohen në program të njëjtë", tha ministri i Arsimit, Tafaj

Në takimin e ministrit shqiptar të arsimit, Myqerem Tafaj me atë të Kosovës, Ramë Buja të premten u tha se po punohet për unifikimin e programeve të gjuhës shqipe mes dy vendeve tona, në mënyrë që fëmijët e klasës së parë, të mësojnë me të njëjtën abetare.

“Së shpejti do të kemi tre tekste që do t’i shërbejnë fëmijëve, nxënëseve që do të bazohen në program të njëjtë”, tha ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, i cituar nga Telegrafi.com.

Ministria e Arsimit këtë vit do të rrisë numrin e kuotave për studentët e Kosovës që mësojnë në Shqipëri. Në të ardhmen pritet që diplomat e dhëna nga universitetet të kenë dy logo, atë të Shqipërisë dhe atë të Kosovës.