Shqipëria
Në Shqipëri 34 të infektuar të rinj me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së Shqipërisë, ka bërë të ditur se nga rezultatet e testimeve në 24 orët e fundit janë konfirmuar 34 raste pozitive me KOVID-19, duke e çuar numrin e të infektuarve në 712.
Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 247 persona të dyshuar me KOVID-19.
Lidhur me rastet e tjera të identifikuara në 24 orët e fundit, 6 raste janë në Kukës, 4 raste në Tiranë, 2 raste në Kurbin, 1 në Lushnje, 1 rast në Berat dhe 1 rast i importuar nga Greqia, i identifikuar gjatë qëndrimit në karantinë në Përmet, i cili aktualisht po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë.
Harta e të prekurve nga KOVID-19 shtrihet në Mat dhe zgjerohet në Krujë, Tiranë, Kukës, Kurbin, Berat, Fier, dhe Lushnje.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:Tiranë 289 raste, Shkodër 103 raste, Krujë 83 raste, Durrës 42 raste, Fier 37 raste, Kurbin 31 raste, Korçë 19 raste, Elbasan, Kukës 18 raste, Lezhë dhe Has 14 raste, Kavajë 9 raste, Lushnje 7, Vlorë 6, Pukë dhe Mirditë 5 raste, Rrogozhinë dhe Tropojë 4, Berat 3 raste, Mallakastër dhe Mat nga 1 rast.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Në këtë atmosferë festive, ku luksi takon traditën dhe humanizmin, Krishtlindjet në familjen e Anton Nikollës...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch Më 30 nëntor redaksia e platformës mediale albinfo.ch, në një solemnitet të organizuar për fund të...
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane