Shqipëria
Në shkolla të Izmirit, Turqi, mësohet gjuha shqipe
Ministrja Lindita Nikolla ka falënderuar shtetin turk për mundësinë e dhënë për mësimin e kulturës dhe gjuhës shqipe. Ajo ka thënë se ky bashkëpunim duhet forcuar edhe më tej
Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Lindita Nikolla, bashkë me homologen e saj turke, İsmet Yılmaz, kanë marrë pjesë në një ceremoni me rastin e fillimit të mësimit të gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore në shkollën fillore të mesme “Alija Izetbegoviç” në Izmir të Turqisë.
Ministrja Lindita Nikolla ka falënderuar shtetin turk për mundësinë e dhënë për mësimin e kulturës dhe gjuhës shqipe. Ajo ka thënë se ky bashkëpunim duhet forcuar edhe më tej. “Informacioni është pasuria më e madhe. Ne do të vazhdojmë të ndajmë informacionin mes dy vendeve. Kemi të kaluar të fuqishme. Duhet ta forcojmë më tej bashkëpunimin”, ka thënë Nikolla, raporton anadollu.
Ndërsa Yilmaz theksoi se Shqipëria dhe Turqia kanë të kaluar të përbashkët qindravjeçare dhe janë dy shtete mike dhe vëllazërore. “Uroj që lënda zgjedhore e gjuhës shqipe të avancojë tutje miqësinë dhe vëllazërinë mes vendeve tona”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik