Opinione
Në shenjë solidarizimi me viktimat e pafajshme
Instrumentalizimi i fesë në shërbim të kauzave rajonale dhe globale, përmes pasimit të formës interpretuese të dhunshme të saj, të dizajnuar mjeshtërisht dhe tendencialisht shumë dekada më herët, duket se nuk po ka të ndalur.
Sulmet e ngjashme si kjo e fundit në Francë, brenda vetëm një muaj ndodhën edhe në Ankara, Bejrut , Bagdad etj., duke lënë pas vete qindra jetëra të njerëzve të pafajshëm.
Ky zingjir i zikzak i sulmeve tinzare dhe bizare mbi civil të pafajshëm, është treguesi më i mirë se terrorizmi nuk njef fe, komb e as rajon.
Fatkeqësisht, emri Zot gjatë historisë është keqpërdur shumë herë si mjet- nxitës për t`i urrejtur, luftuar e mbytur të tjerët në emër të Tij. Mirëpo, çdo herë mallkimi i Zotit ndaj të tillëve, ku më herët e ku më vonë, ka qenë më se i tmerrshëm dhe hakmarrës.
Bota e mençur njerëzore dhe e civlizuar sot, pa dallim feje e kombi, duhet të ulet e kuvendojë si kurrë më parë, për gjetjen e formës më të mirë të parandalimit të akteve të tilla të dhimbëshme dhe të pa pranueshme për të gjithë.
Nuk ka njeri që mund të mohojë se jeta e gjithë njerëzve, pa dallim ngjyre e feje është JETË me strukturë dhe tipare të njëjta. Prandaj , ata të cilët atë nuk e trajtojnë si të tillë, nuk njohin Zot, religjion dhe as pejgamber.
E keqja ka vetëm një emër të përbashkët për të gjithë “ E KEQE”. Andaj, kundër të ligës dhe të shëmtuarës duhet të jemi të gjithë bashkë dhe barazishtë të angazhuar.
Xhabir Hamiti , 14.11.2015
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












