Lajme
Në Schmerikon të Zvicrës u organizua piknik e turnir, bashkë me kulturë
Pikniku, pak politikë, kultura, ushqimet tradicionale, dhe futbolli i tuboi mërgimtarët fundjavën që shkoi
Fundjavën që lamë pas ishte atmosferë feste të një pikniku dhe të turnirit të futbollit që u organizua me shumë sukses, duke iu falënderuar të gjithë atyre që morën pjesë, në veçanti Këshillit Organizativ të pikës Obersee, si organizatore, e cila ishte angazhuar gjatë gjithë kohës në shërbim të 150 pjesëmarrësve në piknik që u mbajt në ambientet e fushës së sportit, FC Schmerikon (SG).
Në këtë piknik – turnir po merrnin pjesë edhe tre deputetë të Parlamentit të Kosovës: Mefail Bajqinovci, Adriana Matoshi dhe Dimal Basha, të cilët bashkëbiseduan me të pranishmit për tema të ndryshme që ndërlidhen me situatën politike në Kosovë dhe sukseset e Qeverisë Kurti, prej nga u falënderuan nga kryetari i pikës, z. Ilmi Cakolli, për pjesëmarrjen e tyre dhe fjalën e rastit.
Pjesëmarrës ishte edhe kryetari i Unionit të Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër, z. Feti Demolli, si aktivist i kësaj pike dhe njëherësh anëtar i Këshillit organizativ, si dhe Kushtrim Berisha, deputet kantonal i kantonit të Schwyzit, nga Partia Socialdemokrate.
Po ashtu ai falënderoi edhe SHKA „Dardania“ nga Winterthuri, e cila paraqiti një program modest kulturor para të pranishmëve, me një pjesë të grupit të valltarëve e më të vegjëlve të shoqërisë me këngën “Mora fjalë”, mandej vallen me motive tiranase, si dhe “Vallen e vajzave”, për të vazhdua me një valle të përbashkët, ku u bashkangjiten edhe të pranishmit, por edhe të ftuarit nga Kosova.
Pas prononcimeve dhe fjalës së mysafirëve nga Kosova dhe disa nga pyetjet brengosëse të mërgatës, për deputetët që ishin prezentë dhe pas programit artistik, organizatorët kishin paraparë edhe turnirin e futbollit, i cili ishte po ashtu nën udhëheqjen e pikës Obersee, si udhëheqëse e këtij turniri të qëlluar, prej nga u ftuan të gjitha grupet të vijojnë me lojën dhe turnirin, i cili edhe u zhvillua në fushat e qendrës sportive të FC Schmerikon, ku në fakt ushtron edhe klubi futbollistik shqiptar “Bashkimi”, prej nga edhe kishte mundësuar ambientet dhe lokalet e këtij turniri të organizuar nga kjo pikë e vyeshme.
Natyrisht se organizatorët kishin paraparë edhe kupën fituese të turnirit futbollistik të Qendrës pika Obersee, dhe pas përfundimit të lojës së ekipeve, atë e fitoi me meritë pikërisht kjo pikë, duke e falënderuar ekipin e shkëlqyer të udhehequr nga kapiteni i ekipit, Arsim Zogjani, i cili ishte organizatori në udhëheqjen edhe prezentimin e ekipit të pikës Obersee. Vendin e dytë e zuri ekipi fudbollistik i pikës së Kantonit të Thurgaut, nën udhëheqjen e Argjend Shehut, që ishte edhe në koordinim të turnirit, kurse ekipi i fudbollit fitues të pikës Obersee, nën udhëheqjen e Arsim Zogjani, vendosën t’i dhurojnë kupën e Qendrës Obersee pikës së Gjenevës që zuri vendin e tretë, në mënyrë që vitin e ardhshëm, pika e Gjenevës merr për detyrë të organizojë turnirin e Qendrës diku në qershor 2025, mundësisht në “Javën e LVV-ës” si na njoftuan organizatorët e këtij turniri në Schmerikon të St. Gallenit.
Natyrisht se nuk munguan as falënderimet e të gjithë aktivisteve dhe aktivistëve në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të Qendrës, si dhe sekretaren e Qendrës kryesore, znj. Yllka Kurteshi, e cila ka koordinuar me sukses punën e organizimit së bashku me pikën nikoqire dhe me sekretariatin e përgjithshëm në Prishtinë për mundësinë e ardhjes dhe pjesëmarrjen e tre deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Natyrishtë se nuk munguan as ushqimet tradicionale dhe pijet freskuese, të gjitha organizuar nga kjo pikë e Lëvizjes, dhe që të gjitha ishin falas për të pranishmit. Mbetet që edhe herëve të tjera të shihemi me aktivitete të tilla, si deri më tani, na tha në fund edhe arkëtari i kësaj pike, Xhemajl Bedrolli, i cili u kujdes që kuzhina dhe pijet freskuese të shkojnë si më së miri falë edhe prindërve që kishin sjellë ushqime tradicionale për këtë piknik – turnir.
Shefqet Cakolli
26.06.2024
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë Zviceranët do të votojnë për natyralizimin e lehtësuar. Action Quatre Quarts dorëzoi 135,000 nënshkrime në Kancelarinë...
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve