Fun
Në sa ora duhet të flenë fëmijët tuaj?
Çdo natë, pa përjashtim, fëmijët e mi janë në shtrat në 19:30. Ata janë më të lumtur (dhe unë gjithashtu). Albinfo.ch ju sjell pikëpamjen e një nëneje.
Pavarësisht se është vera dhe që zakonisht rregullat ndryshojnë, unë vazhdoj me parimet e mia. Po, i kam dy fëmijë të moshës 2 dhe 5 vjeç dhe i çoj në gjumë në orën 19:00 ose 19:30. E di, e di, ju do të thoni se unë jam e ashpër dhe që në verë do të duhej të jem më pak procedurale. Disa më thonë të mos i çoj në gjumë kaq herët, vetëm sonte. Unë përgjigjëm sistematikisht: Jo, më vjen keq, nuk mund t’i lë pa gjumë.
Pse? Për shkak se fëmijët e mi janë më të lumtur dhe më të këndshme për të jetuar kur unë i çoj në shtrat herët, prandaj edhe nuk do të ndryshoj këtë rutinë. Dhe, sa më shumë lexoj hulumtime rreth kësaj teme, aq më shumë jam i bindur se sa më herët t’u thoni fëmijeve “Natën e mirë”, aq më mirë është për ta. Studimet vazhdojnë të vëzhgojnë faktin se një orë më herët në shtrat është e dobishme për zhvillimin fizik dhe emocional të fëmijës. Për fëmijët, gjumi i hershëm është më çlodhës dhe më i shëndetshëm. Pa harruar se edhe prindërit pushojnë më shumë, gjë që është e rëndësishme gjithashtu.
Flini më shumë, flini më mirë
E pra, të filloj me një fakt shqetësues. Sot, shumica e fëmijëve nuk kanë mjaft gjumë. Disa sondazhe të kryera në Shtetet e Bashkuara tregojnë se rreth 30% e fëmijëve nën 11 vjeç dhe më shumë se gjysma e adoleshentëve kanë nivel të gjumit më të ulët se sa rekomandimet e ekspertëve. Dhe, ndërsa shumë ekspertë besojnë se fëmijët e vegjël duhet të shkojnë në shtrat në mes të orës 18 dhe 20, gjysma e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël, si dhe 64% e nxënësve të shkollave fillore shkojnë në shtrat pas orës 21:00.
Studimet kanë treguar se ora e gjumit të fëmijës është e lidhur ngushtë me cilësinë e të fjeturit. Por kjo nuk do të thotë se nëse shkojnë në shtrat njëzet minuta më parë, fëmijët fitojnë njëzet minuta gjumë. Në mënyrë paradoksale, shumë studime kanë vënë re se kur fëmijët shkojnë në shtrat vonë, ata marrin më shumë kohë për t’i kapur gjumi. Ata gjithashtu kanë tendencë që të zgjohen më shpesh gjatë natës dhe nuk flenë mjaftueshëm në mëngjes.
Një studim konstaton se adoleshentët, të cilëve prindërit ua kanë vendosur orën e gjumit në orën 21;00, ose më herët, flinin mesatarisht 40 minuta më gjatë se ata, të cilëve dritat u fiken në mesnatë. Voglushët të cilët shtrihen në shtrat para orës 21 flenë 78 minuta më gjatë se ata që shtrihen pas orës 21:00. Dhe, në qoftë se ju mendoni se fëmijët, të cilët janë në shtrat sa më parë thjesht kanë nevojë për më shumë gjumë dhe në qoftë se ju vendosni t’i çoni në shtrat një orë më parë me shpresën se do të zgjohen një orë më parë, këtu janë disa të dhëna eksperimentale: kur hulumtuesit i pyetën prindërit për gjumin e fëmijëve të tyre, të moshës 7 deri në 11 vjet, doli se një orë më herët se zakonisht për pesë net, fëmijët flinin mesatarisht 27 minuta më shumë për një natë.
Përfitimet e një ore më herët në shtrat janë përtej ndikimit të drejtpërdrejtë në kohën e gjumit. Pra, mos ngurroni, informohuni më shumë rreth kësaj çeshtjeje.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?