Kosova
Në Prishtinë, Vetëvendosja merr më së shumti vota me kusht
Në Kosovë ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre për nevoja të veçanta. Në komunën e Prishtinës më së shumti vota ka marrë kandidati për kryetar të kryeqytetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Arben Vitia. Nga të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Arben Vitia, ka marrë 843 vota.
Ndërsa kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka siguruar 483 vota.
I treti është kandidati i PDK-së, Uran Ismaili. Ismaili ka marrë 445 vota nga ato me kusht dhe personave me nevoja të veçanta.
Kurse kandidati i AAK-së, Daut Haradinaj, ka 160 vota, dhe 44 vota ka marrë kandidati i AKR-së, Gëzim Mehmeti.
Nga zgjedhjet lokale që u mbajtën më 13 tetor, asnjë nga kandidatët nuk siguruan mjaftueshëm vota sa për të fituar Prishtinën. Me këtë rast edhe Komuna e Prishtinës renditet tek komunat që shkojnë në balotazh. Fushata zgjedhore do të jetë vetëm 5 ditë.
Në balotazh shkojnë kandidati i Vetëvendosjes dhe LDK-së.
Kujtojmë që Vitia ka marrë më së shumti vota edhe nga ato me postë. Nga të dhënat e KQZ-së ai ka marrë 231 vota, kurse ai LDK-së ka marrë 52 vota.
Përfundon numërimi i votave me kusht në Podujevë
Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta për Komunën e Podujevës.
Në bazë të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë më së shumti vota. Bulliqi ka siguruar 243 vota.
Ndërsa kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ekrem Hyseni, ka marrë 204 vota.
Sipas infografikës së publikuar nga KQZ, kandidati i AAK për të parin e Podujevës, Besnik Tahiri, mori 27 vota.
Kurse, kandidatja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, ka siguruar 13 vota.
Nga rezultatet e zgjedhjeve lokale të 13 tetorit, Komuna e Podujevës nuk mundi të nxjerrë kandidatin fitues për të parin e saj që do të qeverisë për katër vitet e ardhshme. Llapjanët edhe njëherë do t’iu drejtohen kutive të votimit për të votuar për kryetarin e tyre. Më 14 nëntor do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për komunat që shkuan në balotazh.
Kujtojmë që Bulliqi ka marrë numrin më të madh të votave edhe nga ato me postë.
Sipas KQZ-së Shpejtim Bulliqi ka marrë 161 vota, ndërsa Ekrem Hyseni nga LDK-ja ka marrë vetëm 25 vota.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje