Kosova
Në Prishtinë u promovuan libra të autorëve shqiptarë të Vjenës
Veprimtari e publicisti shqiptar Hazir Mehmeti i cili jeton në Vjenë promovoi në Prishtinë librin e ri

Përmbledhjen me shkrime publicistike “Aktivitete letrare në Austri” autori ia përkushton vajzës së tij, tashmë në amshim, shkencëtares Vlorë Mehmeti-Tërshani. Këtë pjesë e përplotësojnë edhe shkrime të tjera vlerësuese për shkencëtaren me renome botërore, ku shquhen vargjet antologjike të poetëve tanë të njohur Sylë Bajrami e Mentor Thaçi, me titull emblematik “BIJA E DHEUT TË ATDHEUT”, nga po shkëpusim vargjet:
Hazir Mehmeti u lind nё Beçiq tё Drenicёs mё 1952. Mësimet e para i mori nё vendlindje, tё mesmet nё Normalen e Mitrovicës, ndërkaq ato universitare, drejtimi i biologjisë, nё Universitetin e Prishtinёs. Si kuadёr deficitar atёbotё, ende pa diplomuar zuri tё punonte me ditar. Ishte mёsimdhёnёs nё Drenas, pastaj nё Skenderaj dhe sё fundi nё Vushtrri. I brumosur me atdhetarizëm kurrsesi nuk pajtohej me pushtetarёt e kohёs zezonё. Gjithmonë përkrahu me zemër dhe ishte nё ballё tё sypatremburve qё kёrkonin atё qё na takonte-LIRINЁ. Dhe, sojzinjtё e vunё nё shenjestёr. E diferencuan si tё “papёrshtatshёm” pёr edukimin e brezave tё rinj, dhe vazhdimisht e “vizitonin” nё shtёpi dhe e thёrrisnin nё tё ashtuquajturat “biseda informative”, derisa njё ditё e detyruan ta marrё rrugёn e mёrgimtarit…
Mirёpo, as atje nuk qёndroi duarkryq. Me mish e me shpirt u vu nё shёrbim tё çёshtjes kombёtare. Vazhdoi mёsues i palodhur dhe i frytshëm nё Vjenё, veprimtar i palodhur nё fushёn e kulturёs e autor dhe i disa teksteve pёr fёmijё nё mёrgatё e i Abetares si dhe i shumë librave publictikë e letrarë.
E-Diaspora
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë Në qendër të Lozanës, në organizim të Qendrës Shqiptare për Integrim Kulturor dhe Fetar, është bërë...
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
-
Tri klube të Ligës Premier monitorojnë Ardon Jasharin
-
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit
Jeta në Zvicër
-
Eksportet zvicerane përballen me kosto të larta nga tarifat amerikane Industria zvicerane e eksportit po përballet me sfida të mëdha si pasojë e tarifave të reja...
-
Si janë marrëdhëniet ekonomike midis Zvicrës dhe BE-së?
-
Migros humb mijëra anëtarë
-
Trump nuk shqetësohet për rritjen e çmimeve të makinave pas tarifave të reja
-
Bastet në ndeshjet e kombëtares ndalohen në Zvicër