Koronavirusi: çast pas çasti
A do të hapen në Prishtinë shkollat nga 4 maji?
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se shkollat në kryeqytet do të hapen më 4 maj
Ahmeti përmes Twitterit ka shkruar se planifikohet që mësimi në shkolla të fillojë më 4 maj
“Ndryshim i madh në arsim këtë javë në komunën e Prishtinës. Prindërit, mësimdhënësit, menaxheret e drejtoria e arsimit do të jenë shumë më afër mësimit, shkollave dhe suksesit të nxënësve. Planifikojmë të fillojmë më 4 maj”, ka shkruar ai.
Ahmeti po ashtu ka kërkuar që të fillojë edhe zbutja e masave ndaluese.
Masat për frenimin e virusit kanë përfshirë edhe mbylljen e shkollave e deri te ndërprerja e punës në shumë aktivitete ekonomike si dhe kufizimin e lëvizjes që qytetarëve në 90 minuta në ditë.
Data 4 maj është data deri kur, sipas një vendimi të Qeverisë në detyrë të Kosovës, vlejnë masat të cilat kanë hyrë të fuqi më 15 prill, përcjell Albinfo.ch.
Megjithatë, Ahmeti më vonë ka reaguar se e gjitha ishte një keqkuptim. “Për portalet dhe qytetarët: Nuk kam thënë se do rihapen shkollat me 4 maj. Kam thënë ndryshim i madh po vjen për arsimin në Prishtinë me 4 maj. Arsimi, qeverisja e shkollave, komunikimi po dixhitalizohet komplet. Më shumë informata gjatë javës”, ka shkruar ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?