Kosova
Në Prishtinë hapet panairi tradicional për mërgimtarët
Sot është hapur panairi tradicional i diasporës në Prishtinë, organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës,
Me panairin tradicional të artizanaleve, hapet edhe zyrtarisht manifestimi “Ditët e Diasporës”, përcjell albinfo.ch.
Siç njofton MDIS, zëvendësministri i Diasporës, Isni Kilaj, ka theksuar se MDIS-i ka qëllim parësor mbështetjen dhe promovimin e diasporës.
“Ky panair i artizanaleve ka po këtë mesazh, po këtë qëllim, sepse ne jemi të interesuar të jemi afër diasporës. Ju ftojmë të gjithëve të merrni pjesë në këtë panair, sidomos mërgimtarët që të kontribuojnë edhe në këtë aspekt”, ka thënë Kilaj.
Panairi me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale mbetet i hapur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë deri më 27 korrik 2019.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










