Lajme
Në Prishtinë hapet panairi me veshje kombëtare
Në këtë panair, i katërti me radhë, po marrin pjesë 60 prodhues e shoqata nga Kosova, Shqipëria e viset e tjera shqiptare, të cilët gjatë katër ditëve do t’i promovojnë produktet e tyre
Nën organizimin e Ministrisë së Diasporës, sot në Prishtinë, në sheshin “Zahir Pajaziti” u hap panairi me veshje kombëtare, punime dore dhe ushqime tradicionale. Në këtë panair, i katërti me radhë, po marrin pjesë 60 prodhues e shoqata nga Kosova, Shqipëria e viset e tjera shqiptare, të cilët gjatë katër ditëve do t’i promovojnë produktet e tyre.
”Qëllimi kryesor i këtij panairi është ruajtja e identitetit kombëtar. Përmes këtij panairi, që karakterizohet për veshje kombëtare, punime dore e ushqime tradicionale, bashkatdhetarëve do t’u prezantohet tradita shqiptare”, thuhet në njoftimin për media lëshuar nga Ministra e Diasporës, transmeton Albinfo.Ch.
Panairin e hapi Kushtrim Sheremeti, shef i kabinetit të ministrit, i cili tha se ky panair tashmë tradicional është një prej aktiviteteve të organizuara të MeD-së gjatë muajit të diasporës.
“Ky është një nga 200 aktivitetet që Ministria e Diasporës po i organizon në këto ditë për dhe me diasporën. Është një aktivitet ku marrin pjesë prodhues nga të gjitha trevat shqiptare. Besojmë se edhe sivjet, si vitet e kaluara, interesimi i bashkatdhetarëve për ta vizituar këtë panair do të jetë i madh. Ata do të kenë rast jo vetëm të shohin punime dore që janë unike, ta shijojnë ushqimin, por edhe t’i blejnë produktet vendëse”, tha ndër të tjera Sheremeti.
Në këtë panair, që do të qëndrojë i hapur katër ditë, të interesuarit mund të gjejnë qilima të ndryshëm të punuar me dorë, punime të punuara me fleta bakri, piktura me motive të ndryshme, si dhe ushqime tradicionale.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












