Kosova
Në Prishtinë arrestohet e dyshuara për vrasjen e burrit në Francë
Sot në Prishtinë është arrestuar e dyshimta për përfshirje në një vrasje që kohë më parë kishte ndodhur jashtë Kosove, kanë burime të Policisë së Kosovës për KTV.
“Mund të konfirmojmë se, sot në Prishtinë pas veprimeve operacionale të njësiteve relevante policore, është arrestuar një femër e cila dyshohet se ishte e përfshirë në një rast penal i cili ka ndodhur kohë më parë jashtë Kosovës. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme lidhur me rastin, do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente”, kanë thënë këto burime.
KTV merr vesh se e arrestuara është Suzana Zogiani, përcjell Albinfo.ch.
Koha.net dje kishte njoftuar për një vrasje të një burri që kishte ndodhur në muajin shator në Francë.
Policia franceze kishte thënë e dyshuara kryesore për vrasje është bashkëshortja e të ndjerit që, thuhej nga zyrtarë policorë francezë, ishte kthyer në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë