Lajme

Në prill dalin të dhënat e para për vaksinën kundër Omicron

Të dhënat e para për vaksinën kundër variantit Omicron të COVID-19 do të dalin në prill, njoftoi të enjten Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Prodhuesit e vaksinave, si Moderna dhe Pfizer kanë filluar testimin e vaksinave që janë krijuar posaçërisht për Omicron.

Të dhënat tregojnë se dy doza të vaksinës aktuale kundër COVID-19 ofrojnë vetëm mbrojtje të pjesshme ndaj Omicron.

Bazuar në të dhënat për vaksinat e posaçme kundër Omicron, EMA do të vendosë një afat kohor se kur do të miratohen.

EMA synon që vaksina e re të jetë e disponueshme për përdorim në vjeshtë, tha Marco Cavaleri, kreu i strategjisë së vaksinave në EMA.