Shkurt.ch

Në pranverë dihet pasardhësi i Hilderbrand-it

Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB-BNS) do t’i bëjë të ditur emrat e udhëheqësisë së re gjatë pranverës

 

Për shkak të kritikave të marra në menaxhimin e çështjes Hildebrand, kryetari i Këshillit të Bankës Kombëtare Zvicerane, Hansueli Raggenbass, nuk do të marrë mandat tjetër pas skadimit të këtij aktual, njoftojnë mediet e vendit.

 

Këshilli Federal do të ngarkohet për të emëruar pasardhësin e tij për Kuvendin e përgjithshëm të bankës, i cili do të mbahet më 27 prill 2012.

 

Këshilli Federal i emëron gjashtë anëtarët që e përbëjnë Këshillin e bankës, ndër ta kryetarin dhe zëvendëskryetarin. Anëtarët e tjerë emërohen nga Kuvendi.

 

Sa i përket pasardhësit të Philippe Hildebrand-it, ish-presidentit të Bankës Kombëtare, emri i saj/tij do të mësohet në pranverë të këtij viti, ka precizuar banka në një komunikatë të saj.

 

Në fakt, Këshilli i Bankës Kombëtare e përpilon një listë të gjerë të kandidatëve për postin e Presidentit të këtij institucioni dhe ia propozon atë Këshillit Federal, i cili pastaj i zgjedh anëtarët e udhëheqësisë.