Kosova
Në përvjetorin e çlirimit, veteranët në protestë kundër Qeverisë
Në përvjetorin e çlirimit të Kosovës, OVL-UÇK po mban një aktivitet protestues për shkak të, siç thonë ata, fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe si përkrahje ndaj çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Ushtruesi i detyrës të kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, tha se ky aktivitet u organizua për njerëz që nuk ia dinë vlerën lirisë.
“Në kohët më të vështira të shqiptarëve, kanë qenë luftëtarët që kanë dalë ballë. Lufta dhe angazhimi të UÇK-së është vetëm një pjesë e realizimit të qëllimeve të UÇK-së. UNMIK-u akuzoi dhe gjykoi vetëm shqiptarët. Gjykata Speciale i gjykon vetëm shqiptarët. Në këtë përvjetor, themeluesit gjenden prapa grilave në Hagë, pasi gjykohet lufta jonë dhe jo ndaj krimeve të Serbisë. Ky aktivitet u organizua për njerëz që nuk ia dinë vlerat lirisë, ndër ta edhe ministrat e Qeverisë”, tha Klinaku.
Një nga pjesëmarrësit në protestë, Ramiz Canolli, tha se sjelljet e Qeverisë të Kosovës ndaj UÇK-së janë të papranueshme.
“Ka shumë arsye, por një ndër kryesoret është nënçmimi i luftës çlirimtare, iu kanë vërsul UÇK-së, e cila e ka dhënë mundin, dijen dhe gjakun për lirinë e Kosovës, kjo është shumë keq për popullin shqiptar dhe sidomos Qeverinë e Kosovës”.
“Vlerat e UÇK-së nuk mundet askush me i mohu, ato janë të patjetërsueshme. E dyta, me u ushtrua dhunë ndaj një invalidi të luftës, i cili në çdo vend të botës e ka respektin maksimal, është shumë keq. Pa marrë parasysh nëse ka bërë ndonjë vepër, ka tjera metoda se si me u sjellë ndaj tij”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës