Integrimi
Në Ostermundigen të Bernës u festua 6 vjetori i Pavarësisë
SHKSH ,, BASHKIMI” bashkë me shkollën shqipe të Ostermundigenit dhe të Breitfeldit kanë festuar 17 shkurtin, 6 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës
Të nderosh gjuhën, kombin dhe atdheun, ke nderuar veten tënde.
SHKSH ,, BASHKIMI” bashkë me shkollën shqipe të Ostermundigenit dhe të Breitfeldit , në Qendrën Kulturore “Tell” mblodhën shqiptarët të dielën pasdite që bashkë të festojnë 17 shkurtin, 6 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë aktivitet përveç programit të pasur artistik të shfaqur nga SHKA “Bashkimi” dhe nxënësit e shkollës, për afër 300 veta prezent në sallë, i argëtoi edhe këngëtari i mirënjohur i muzikës së mirëfilltë shqipe, Shaqir Cërvadiku.
Ishte kënaqësi të shiqoje fytyrat e gëzuara të të gjithë grupmoshave të fokusuara nën objektivin e fotografes së talentuar zonjës Zogëza Haredini-Dauti si dhe kameramanët e televizionit kryesor të Zvicrës, të cilët një pjesë të manifestimit do ta paraqesin edhe në lajmet kryesore të SF1.
Të ftuar ishin edhe përfaqësuesit diplomatik të ambasadave…
Programin e hapën me një instrumental në ndërkohë që nxënësit me flamurin kombëtar dhe atë shtetëror të Kosovës bënë një paradë në publik , ku u pritën me një duartrokitje të pandërprerë. Anëtarët e shoqatës bashkë me nxënësit të radhitur në skenë kënduan, Himni Kombëtar dhe Himnin shtetëror të Kosovës.
Nxënësit e shkollës shqipe u paraqitën me dy këngë nga Kori, të përgatitura nga mësueset e tyre.
Me recitalin: “Pavarësia e Kosovës” u paraqitën nxënësit: Florjana, Djellza, Erjon, Orgesa, Artiola, Leonita, Kledi dhe Chiara.
Ata në skenë erdhën si zogj, me flatra të bukur, që në qiell lartë fluturojnë, dhe me cicërima shqipesh u ulën në skenë duke na sjellë recitalin: “Evropë e kam flamurin”, nxënësit Fatjona, Bleron, Jonela, Erza, Rion, Azra, Erisa, Edona, Eltion, Ardhmërie, Lirim.
Nxënësit e Shkollës shqipe: Arditi, Marigona, Lirjeta, Era, Enisi dhe Bardhi, në vazhdim do të paraqiten me monodramën:,, I kujt është ky plis”, është një prozë që do të preku të gjithë zemrat e shqiptarëve.
SHKA Bashkimi janë paraqitur me koreografitë; Vallja e Pavarësisë dhe Vallja Kosovare si dhe një pikë mjaftë rënqethëse që na rikujtoi një histori jo shumë të largët, por shumë të dhimshme, koreodrama: “Lulet mbi banka”, me Erzën, Ardhmërinë, Edonën , Bardhin, Erën, Lirjetën, Marigonën, Arditën, Lamiun, Hajriun, Ajetin, Nazifin dhe Arsimin, kënduar nga Sevdije dhe Lindita Brahimi.
Janë kënduar gjithashtu këngët: Pavarësia, dy Kosova, gjuha shqipe, Përshëndetje nga Kosova, Xhemë Gostivari, grupi i burrave me potpuri këngësh etj.
Atmosferën e ngjallur e vazhdoi këngëtari i mirënjohur shqiptar Shaqir Cërvadiku.
Ishte një festë që ju la mbresa të gjithë të pranishmëve.
Idaije Jashari, mësuese
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim