Kosova

Në OKB, Daçiq publikoi certifikatën e lindjes së Vlora Çitakut

Reagon Vlora Çitakut ndaj Daçiqit që i publikoi certifikatën e lindjes së saj

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, mbrëmë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka publikuar një certifikatë të vjetër të lindjes së ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku.

Certifikata i përkiste kohës kur Kosova ishte nën okupimin e Serbisë dhe dokumentet ishin në gjuhën serbe.

“Ti ende je qytetare e Serbisë”, tha Daçiq, derisa po e bënte publike certifikatën.

Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ambasadores Çitaku.

Çitaku ka thënë se është krenare për të kaluarën e saj si shqiptare e Kosovës.

“Jam krenare për të kaluarën time si shqiptare e Kosovës. Nuk jam e sigurt se kështu mund të thuhet për juve zoti Daçiq”, është shprehur ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, përcjell albinfo.ch.