Lajme
Në Niederuzwill të Zvicrës hapet pikë shkollore për mësim plotësues në gjuhën shqipe
Mësimi mbahet çdo të mërkurë, nga ora 13:40-15:15.
Në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptarë (LAPSH) në Niederuzwil sot u hap një pikë shkollore me mësim plotësues në gjuhën shqip. Mësimi mbahet çdo të mërkurë, nga ora 13:40-15:15.
Për këtë ka njoftuar mësuesi Gani Shala, i cili ka falënderuar të gjithë prindërit për interesimin e madh, raporton Albinfo.ch.
“Falënderojmë të gjithë prindërit për interesimin shumë të madh, për t’i dërguar fëmijët e tyre në shkollën shqipe, për të qenë pjesë e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, që fëmijët e tyre të mësojnë për kulturën, historinë dhe traditat e bukura shqiptare, që përmes tyre ta ruajnë me fanatizëm gjuhën dhe kulturën tonë”, ka shkruar ai.
Një falënderim të veçantë, ai ka për Nuriman Asanin dhe vajzën e tij Rejhana Reshiti. Mësuesi Shala ka thënë se të gjithë prindërit që ishin prezent në hapjen e kësaj pike shkollore, i ftojnë të gjithë shqiptarët,që së bashku me ta të jenë pjesë e përbashkët e rritjes së numrit të nxënësve.
“Po ashtu nxënësit e kësaj pike shkollore, që ishin të shumët në numër, i bëjnë thirrje çdo prindi që ka fëmijë në shkollë, t’i bashkëngjiten shkollës shqipe, që së bashku ta vijojmë mësimin, me qëllim të ruajtjes së gjuhës dhe njohjen me kulturën, historinë, tonë të lavdishme”, ka thënë ai./Albinfo.ch/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik