Shkurt.ch

Në Neuchatel fitojnë të gjelbrit

Qytetet Neuchatel (Neuenburg). La Chaux-de-Fonds dhe Le Locle të kantonit Neuchatel, pas zgjedhjeve të djeshme qeveritare mbeten në duart e një shumice të majtë, por me ndryshimin se të gjelbrit kanë marrë dy vende në dëm të SP-PS-së.

Në ekzekutivin e qytetit Neuchatel SP-PS vazhdon të ketë 2 vende , të gjelbrit një dhe FDP-PLR 2 vende..

Në La Chaux-d-Fonds të Gjelbrit kanë hyrë në qeveri në dëm të një përfaqësueseje të SP-PS-së që nuk është zgjedhur.

Qeveria e këtij qyteti tash përbëhet nga një anëtar prej partive në vijim; PdA, SP-PS, FDP-PLR dhe SVP-UDC.

Po ashtu në Le Locle të gjelbrit ia kanë marrë socialdemokratëve një vend në ekzekutiv. Qeveria tash ka këtë përbërje: PdA dhe FDP-PLR kanë nga dy vende ndërsa të gjelbrit kanë një vend.