Lajme

Në Mynih arrestohet një terrorist i dyshuar – planifikonte të vriste ushtarë

Forcat e sigurisë gjermane kumtuan në këto momente se e kanë arrestuar një sirian 27-vjeçar në Mynih, i cili dyshohet se ishte në fazën e fundit të përgatitjes së një sulmi terrorist, përcjell albinfo.ch.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme në Mynih, siriani 27-vjeçar kishte planifikuar që në zonon Hof të Mynihut të futet me hanxhar në një vend, ku zakonisht mblidheshin ushtarët për të ngrënë në kohën e pushimeve dhe të vrasë sa më shumë prej tyre.

Tek personi janë gjetur edhe armët që kishte blerë për të kryer këtë vepër. Hetuesit dyshojnë, siç thonë, se fjala është për një person të radikalizuar islamik. Por, deri në vendimin e gjykatave, personi konsiderohet i pafajshëm, në veçanti kur dihet se ai nuk ka kryer ndonjë vepër, por është kapur në fazën përgatitore të sulmit.