Zhvillim
Në mungesë të Bordit, privatizimi mbetet pezull
Zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi tha se agjencia nuk e ka shumicën e anëtarëve që mundësojnë funksionimin e Bordit të Drejtorëve, por i mungon edhe kryetari
Në “pamundësi” për t’i emëruar anëtarët e Bordit të Agjencisë Kosovaretë Privatizimit (AKP), ka më shumë se tetë muaj që është bllokuar privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë. Bllokimi ka ardhur pasi që Qeveria nuk ka mundur t’i rekrutojë në këtë bord militantët e
saj.
Qeveria e Kosovës nën rekomandimin e Kuvendit, e ka kthyer për herë të dytë listën me kandidatë për anëtarë të Bordit të AKP-së. Kjo zvarritje e mos-kompletimit të Bordit, sipas ekspertëve të ekonomisë, bëhet me tendencës për futjen e militantëve partiakë në këtë AKP.
Ibrahim Rexhepi, është drejtor ekzekutiv i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale (STRAS). Ai tha se kjo mund të jetë një luftë për futjen e militantëve partiakë, sepse përndryshe nuk ka asnjë motiv ekonomik, social, apo motiv tjetër që e arsyeton ndërprerjen e
procesit të privatizimit.
“Tekefundit procesi i privatizimit, si proces nuk ka ndonjë efekt të mirë në qoftë se nuk prodhon vlera të reja në kuptimin e aktivizimit të ndërmarrjeve, apo punësimeve të reja që përndryshe vetëm transformimi i pronës nuk ka ndonjë vlerë”, ka thënë Rexhepi, raporton
“Zëri”.
Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës, ndërkaq kërkon nga Kuvendi i Kosovës që të bëjë presion mbi Qeverinë që kandidatët t’i plotësojnë kriteret formale.
“Nuk guxon të mbesin shumë gjëra që lidhen me procesin peng i mungesës së bordit, duke pasur parasysh që ende kemi ndërmarrje që e kanë një rëndësi vitale për ekonominë e vendit… Ne e kemi filluar si proces dhe suksesi i procesit varet nga ajo se sa është efikas procesi, me këto vonesa procesi e humb efikasitetin”, ka thënë Rukiqi.
Ndërsa Ylli Kaloshi, zëdhënës i Agjencisë Kosovare e Privatizimit, ka thënë se agjencia nuk e ka ndërprerë punën e saj. Sipas tij, procesi po vazhdon vetëm se vendimet nuk mund të merren në mungesë të Bordit.
“Agjencia për momentin nuk ka shumicën e anëtarëve që mundësojnë funksionimin e Bordit të Drejtorëve (nuk ka kuorum) dhe i mungon edhe kryetari”, ka thënë Kaloshi.
Në pritje të vendimeve të Bordit të Drejtorëve, sipas Kaloshit, janë Hotel Onix, Banja e Pejës Ilixhe dhe Fabrika e Baterive Industriale FBI Trepça, ndërmarrje të cilat janë tenderuar si projekte individuale dhe në tender të veçantë.
Ndryshe, procesi i privatizimit u bllokua nga koha kur në rrethana akoma të dyshimta u vetëvra drejtori i AKP-së, Dino Asanaj. Që nga ajo periudhë, pranvera e vitit të kaluar, AKP nuk po mund të rikuperohet
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih