Kosova
Në Memmingen të Bavarisë u mbajt program festiv

Shkolla Shqipe në Memmingen, në landin e Bavarisë, në prani të shumë bashkatdhetarëve dha me një program të pasur kulturo-artistik kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Në këtë manifestim e pranishme ishte edhe kryesia e LAPSh-it: kryetari z. Milazim Ukaj, kryetari i Këshillit të Prindërve z. Arif Arifaj dhe Avdi Kolukaj-sekretar, si dhe mësuese: Buqe Arifaj dhe Shqipe Kolukaj.
Programi filloi me intonimit e Himnit Kombëtar nga kori i shkollës, me moderimin e Melisa Iseni dhe Migjen Cukaj. Ndërsa para të pranishmëve foli kryetari i LAPSH-it, z. Ukaj, i cili të pranishmëve ua uroj festën e nëntorit dhe i përgëzoi mësueset: Ilmie Durmishin, Elvira Mustafai dhe koreografen Silva Marku, që së bashku me nxënësit kanë arritur ta realizojnë suksesshëm programin manifestues kushtuar 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ditën e Flamuri.
Ukaj, Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Diasporë e vlerësoi si një proces mjaft të rëndësishëm, që rëndësia e saj qëndron në ruajtjen e identitetit kombëtar. Po ashtu u zotua se do ta keni përkrahjen e LAPSH-it sa herë që kanë nevojë këto klasa dhe në fund të fjalës së tij u bëri thirrje prindërve që të mos hezitojnë për t‘i dërguar fëmijët në shkollën shqipe.
Z. Arifaj foli për ndërgjegjësimin e prindërve për t’i dërguar fëmijët e tyre në mësimin plotësues. Ku ndër të tjera tha së rol të madh këtu luan prindi.
Kryetari i Këshillit të Prindërve, z Sefer Kadriaj, tha se pa marrë parasysh sfidat e njëpasnjëshme, zotohemi si prindër se do t´ju mbështesim në çdo aspekt, me të gjitha mundësitë që ne i kemi, me qëllim që puna e juaj të përcillet tek fëmijët tanë.
Në fund të programit Naim Korpuzi me bashkëshorten dhuroi buqetë lulesh për mësueset dhe nga një dhuratë simbolike për nxënësit. Po ashtu një falënderim i veçantë ishte edhe për sponsorët: firma “Graniti “ me pronar Granit Sokoli, firma “A+S Bau“ me pronar Sefer Kadriaj, Beningen, firma “Atashi”, me pronar Shkëlzen Atashi, firma “Krasniqi” , me pronar Sami Krasniqi si dhe familja Veli, dr. Arben Veli.
Shkruan: Ilmie Durmishi
E-Diaspora
-
Detaje të reja rreth plagosjes së shqiptarës në Mynih Krimi i tmerrshëm në Gjermani ku kosovari ka therur për vdekje gruan para djalit të tyre...
-
Deputeti zviceran, kundër diskriminimit të kosovarëve në sigurimin e makinave
-
Austri: Ekspozitë e piktorit shqiptar Haxhi Fejzullahi
-
Doktori nga Kosova emërohet shef klinike në landin e Thuringenit në Gjermani
-
Puna me kohë të pjesshme: Si të shmangni boshllëqet e pensioneve
Jeta në Zvicër
-
Lozana rrezikon të humbasë statusin si kryeqytet i Vaud-it Një propozim i ri nga 23 deputetë të kantonit Vaud synon të ndryshojë statusin e Lozanës...
-
Franga zvicerane “fituesja” më e madhe nga tarifat e Trumpit – por çfarë ndodh me konsumatorët zviceranë?
-
Industria zvicerane e djathit në krizë, prodhuesit detyrohen të ndërpresin veprimtarinë
-
Parlamenti zviceran kërkon që fishekzjarret të lejohen vetëm me autorizim
-
Fillon puna për Eurovizion në Bazel