Maqedonia
Në Maqedoni konfirmohet rasti i parë me koronavirus
"Janë ndërmarrë të gjitha masat. Të gjitha shërbimet shtetërore janë në gatishmëri për të vepruar në këto rrethanat e krijuara. Nuk ka arsye për panik, kemi vendosur kontroll dhe sistemi ynë është aktiv"
Në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup mjekët kanë konstatuar rastin e parë të koronavirusit në Maqedoni të Veriut Oliver Spasovski, raporton Ina.net.
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut:“Sot është vërtetuar rasti i parë me korona virus. Pacienti është pranuar dhe trajtuar në përputhje me të gjitha protokollet. Janë ndërmarrë të gjitha masat. Të gjitha shërbimet shtetërore janë në gatishmëri për të vepruar në këto rrethanat e krijuara. Nuk ka arsye për panik, kemi vendosur kontroll dhe sistemi ynë është aktiv.
Kalojmë në fazën e dytë për t’u ballafaquar me këtë gjendje. Apelojmë që qytetarët të ndjekin dhe respektojnë rekomandimet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë, pasi që ato janë në përputhje me OBSH-në”, theksoi kryeministri Spasovski.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një person që ka ardhur në Maqedoni nga Italia, transmeton albinfo.ch. Ai është paraqitur vullnetarisht në spital, me simptoma të gripit, me dy tjerë, me të cilët kanë ardhur bashkë me të nga Italia. Pasi janë kontrolluar, dy të tjerët kanë rezultuar negativ.
Këtë e kumtoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se bëhet fjalë për qytetarë tanë, të cilët gjatë periudhës së kaluar udhëtuan në Itali, ndërkaq vetë janë paraqitur në Klinikën infektive. Ai shtoi se në orët e pasdites në Aeroportin e Shkupit pritet të arrijë edhe një aeroplan nga Italia, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra