Maqedonia

Në Maqedoni kërkohet referendum rreth ngritjes së kampeve për migrantët

Në ditën e zgjedhjeve më 15 tetor kërkohet që të votohet nëse janë pro ose kundër kampeve për refugjatët

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahet më 15 tetor, por partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE, ka kërkuar që të mbahet edhe referendumi për ngritjen e kampeve për migrantët. Qytetarët do të tregonin vullnetin e tyre nëse janë pro, ose kundër kampeve për refugjatë.

VMRO-DPMNE, drejton komunat siç është ajo e Manastirit, Kavadarit, Shtipit si dhe disa komuna të Shkupit.

Këto vendime ndërmerren edhe kundrejt demanteve të vazhdueshme nga ana e Qeverisë së Maqedonisë se nuk planifikon të ngreh kampe për migrantët të cilët do të qëndronin për një kohë më të gjatë në Maqedoni, raporton “Evropa e Lirë”.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se përkrah idenë e mbajtjes së referendumeve për të demaskuar gënjeshtrat me të cilat shërbehet VMRO-DPMNE, përcjell albinfo.ch.