Të tjera
Në Malmo të Suedisë u shënua 12-vjetori i pavarësisë
Shqiptarët nga Suedia festuan pavarësinë e Kosovës
Organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, në bashkëpunim me lidhjen e shoqatave shqiptare “ILIRIA”, në Malmo të Suedisë u shënua 12-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Manifestimi filloi me himnin shtetëror të Kosovës dhe himnin kombëtar.
Me nga një fjalë rasti, të pranishmit i përshëndetën prof.dr. Muhamet Shatri, zyrtar ndërlidhës me shoqata në Qendrën Kulturore të Kosovës në Malmo, zonja Hillevi Larsson, deputete e Parlamentit suedez, Fatmir Rrahmanaj, sekretar i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm, dhe të tjerë.
Ata uruan 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar domosdoshmërinë e aktiviteteve të tilla për të mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën shqiptare.
Pjesën artistike e kulturore të manifestimit e pasuruan me performancat e tyre rapsodët Dervish Kuqi e Sherif Morina. Ky eveniment u përcoll nga një numër i madh i bashkatdhetarëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha