Bota

Në Lyon gjendet një njeri me kokë të prerë, dyshohet për sulm terrorist

Mediet franceze njoftojnë se janë dëgjuar edhe shpërthime dhe se mund të ketë edhe viktima tjera

Në afërsi të qytetit francez, Lyon, është gjetur një njeri me kokë të prerë dhe pranë tij një flamur islamik.

Mediet franceze njoftojnë se janë dëgjuar edhe shpërthime dhe se mund të ketë edhe viktima tjera.

Dyshohet me bazë se bëhet fjalë për një sulm terrorist por aktualisht ende mungojnë të dhënat e nevojshme. Ende nuk raportohet për numrin e sulmuesve, ndonëse flitet për «një deri dy meshkuj».

Televizioni « Sky news » raporton se dy meshkuj kanë hyrë me shpejtësi në një ndërtesë fabrike, ku kishte shumë punëtorë duke punuar.

Po ashtu raportohet se një njeri me Flamur të zi të “Shtetit Islamik” në mëngjesin e sotëm, pak para orës 10 ka hyrë në fabrikën e përmendur dhe ka detonuar një numër bombolash gazi. Agjencia AFP bën të ditur se policia ka arrestuar një Person të dyshuar. Mbetet e paqartë nëse ai ka vepruar i vetëm ose jo.
Ndërkohë, nga Parisi janë nisur njësitet antiterroriste, njofton AFP.